Përkthimi i Dokumentimit të Laravel-it në Gjuhën Shqipe Laravel-i është një framework elegant për të krijuar aplikacione interneti në PHP dhe ky është dokumentimi zyrtar në gjuhën shqipe. Ky dokumentim mirëmbahet nga Fadion Dashi dhe Baki Goxhaj dhe është i hapur për kontribute nga gjithë komuniteti. Qëllimi i këti projekti është popullarizimi i Laravel-it në trojet shqipfolëse si një produkt i një ciësie të lartë për punën që kryen.
Dukumentimi është i shkruar në formatin Markdown dhe është i hapur për tu përkthyer në gjuhën shqipe nga të gjithë. Ju duhet të keni një llogari në Github për të kontibuar.
Hapat që duhet të ndiqni janë si më poshtë:
- Bëni një fork të projektit në llogarinë tuaj në Github
- Klonojeni repo-n e sapokrijuar lokalisht
- Kaloni në branchin sq me anë të komandës
git scheckout sq
- Filloni të përktheni
- Dërgojeni përkthimin në repo-n tuaj:
git push origin sq
- Bëj një kërkesë për tërheqje - pull request
Pas kësaj përkthyimi juaj do të shqyrtohet dhe rrjedhimisht do të bëhet pjesë e dokumentimit zyrtar.
Në momentin që ju dërgoni kontributet tuaja për tu pranuar në dokumentacion, edhe të tjerë përkthyes bëjnë të njëjtën gjë. Kjo do të thotë që repo-ja juaj nuk përkon më me repo-n zyrtare dhe lipset që ju t'i sinkronizoni ato. Kjo realizhet në këtë mënyrë:
- Shtojeni si remote repon zyrtare:
git remote add upstream https://github.com/fadion/l4docs-sq.git
- Merrni versionin më të fundit të repo-s zyrtare:
git pull upstream sq
Përpiquni ta bëni këtë hapin e dyte çdo herë para se të filloni të përktheni materiale të reja. Kjo shmang në maksimum konfliktet mes kontributeve të ndryshme.
Teksti i përkthyer duhet:
- Të jetë i shkruar në gjuhën shqipe standarte
- Të përdoren në vendin e duhur shkronjat 'ë' dhe 'ç'.
- Të dërgohet për shqyrtimi sipas hapave në seksionin Si të Kontribuoj