Skip to content

thecowmilk/Lojra-Me-Zara

Repository files navigation

Loja me Zara

Qëllimi i lojes

Në këtë lojë ka 5 zara dhe 1 deri ne 4 lojtare (ky opsion duhet të zgjidhet nga perdoruesi që në momentin që hapet loja). Sa herë që një lojtar ka rradhen, ai duke shtypur një buton hedh 5 zarat me shpresë që konfigurimi që ka dalë të bëjë pjesë në një nga 13 kategoritë e lojës (kategoritë shpjegohen më poshtë). Nëse hedhja e parë nuk shkon sic duhet, lojtari mund të zgjedhë të hedhë sërisht disa ose të gjithë zarat. Nëse dhe hedhja e dytë nuk është e suksesshme, prapë lojtari mund të zgjedhë të hedhë sërisht disa ose të gjithë zarat. Në fund të hedhjes së tretë përdoruesi duhet të vendosi konfigurimin përfundimtar në një prej 13 kategorive që ndodhen në fushën e lojës. Nëse konfigurimi përputhet me kriteret për atë kategori, atëherë lojtari merr pikët përkatëse të kategorisë, ndryshe pikët për këtë kategori janë 0. Një cikël loje është kur secili prej lojtarëve (1 - 4) ka nga një herë rradhën. Në cdo rradhë një lojtar mund ti hedhë zarat 1 deri në 3 herë. Duke qenë se ka 13 kategori dhe cdo kategori mund të përzgjidhet e shumta nje herë, loja ka 13 cikle gjithsej. Pas ciklit të 13-të, gjithë lojtarët do të marrin shumën e pikëve për secilën kategori. Lojtari që ka shumën e pikëve më të lartë është fituesi.

Kërkesat

13-të kategoritë për konfigurimin e zarave dhe pikët përkatëse janë:

  1. Njësha: cdo konfigurim i zarave është i përshtatshëm për këtë kategori. Pikët e fituara janë sa shuma e gjithë 1-ve në pesë zarat, nëse nuk ka 1-sha pikët e fituara janë 0.
    2-6 Dysha, Tresha, Katra, Pesa, Gjashta: (njëlloj si më sipër po për vlera të ndryshme). Cdo konfigurim i zarave është i përshtatshëm për këto kategori. Pikët e fituara janë përkatësisht të njëjta me shumën e 2-ve, 3-ve, 4-ve, 5-ve dhe 6-ve, në pesë zarat.
  2. Tre me një vlerë: të paktën tre nga zarat duhet të tregojnë të njëjtën vlerë. Pikët janë të njëjta me shumën e gjithë vlerave që kanë 5 zarat.
  3. Katër me një vlerë: të paktën katër nga zarat duhet të tregojnë të njëjtën vlerë. Pikët janë të njëjta me shumën e gjithë vlerave që kanë 5 zarat.
  4. Tre dhe Dy: Zarat duhet të tregojnë tre të njëjtën vlerë dhe dy të njëjtën vlerë; pikët që fitohen janë 25.
  5. Katër të njëpasnjëshme: Zarat duhet të tregojnë të paktën katër vlera të njëpasnjëshme, p.sh. 2-3-4-5. Pikët që fitohen janë 30.
  6. Pesë të njëpasnjëshme: Zarat duhet të tregojnë pesë vlera të njëpasnjëshme, p.sh.1- 2-3-4-5. Pikët që fitohen janë 40.
  7. E njëjta vlerë: Të gjithë zarat duhet të tregojnë të njëjtën vlerë. Pikët e fituara janë 50.
  8. Cdo rast: Gjithë konfigurimet janë të vlefshme për këtë kategori. Pikët e fituara janë të barabarta me shumën e vlerave që tregojnë të pesë zarat.

About

Nje loj me zara ne Java

Resources

Stars

Watchers

Forks

Releases

No releases published

Packages

No packages published

Languages